Bashkëpunimet me FEPS

DATË: 27 MARS 2018, BRUKSEL

Në datën 27 Mars 2018, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit “Qemal Stafa” znj. Teuta Vodo, u takua me z. Ernst Stetter, Sekretar i Përgjithshëm i Fondacionit për Studime Progresive Europiane dhe znj. Hedwig Giusto, Këshilltare.
FEPS është një fondacion politik progresiv europian. Si një platformë për ide dhe dialog, ai punon në bashkëpunim të ngushtë me organizatat demokratikesociale, dhe në veçanti me think tank në të gjithë Evropën, për të trajtuar sfidat me të cilat përballet Evropa sot.

FEPS mishëron një mënyrë të re të të menduarit në skenën socialdemokrate, socialiste dhe të punës në Evropë.

Misioni i përbashkët i dy fondacioneve është të nxisin dialogun dhe kërkimin mbi politikat më të volitshme për t’u përballur me problemet sociale në skenën politike.

Është gjithmonë frymëzuese të bashkëpunosh me partnere të tillë të cilët të motivojnë për të gjetur zgjidhjet më të mira për këto sfida.

Ndër të tjera, në takim u diskutua për një bashkëpunim të mundshëm mes Fondacionit Qemal Stafa dhe Fondacionit për Studime Progresive Europiane.
Jemi në pritje për të bashkëpunuar me ta!

Leave a Comment