Teuta Vodo

Drejtore Ekzekutive

Teuta Vodo është Drejtore Ekzekutive e Fondacionit “Qemal Stafa”, qendrës kërkimore të Partisë Socialiste.

Ajo mban aktualisht postin e Zëvendësministrit në Ministrinë e Drejtësisë dhe është përgjegjës për portofolet “Startegjia Kombëtare Anti-Korrupsion” dhe ” Zyra e Koordinimit të Integrimin në BE”,“Barazia Gjinore”, “Dhuna ndaj Grave” “Dhuna ne Familje”etj.

Znj. Vodo është emëruar  Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Teuta Vodo, është këshilltare hulumtuese e Bashkimit Evropian në Gjykatat Ndërkombëtare (EU Policy Advisor and Advocate in International Courts).

Prej vitit 2014 ka shërbyer si Këshilltare e Politikave të BE-së për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme si dhe të Drejtat e Grave dhe Barazinë Gjinore për Grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë në Parlamentin Evropian. Ajo është e specializuar rreth politikave familjare, barazisë gjinore, trafikimi i qënieve njerëzore, bioetika etj.

Ajo ka punuar në Departamentin e Shkencave Politike si Lektore në ‘Metodat e Kërkimit në Shkencat Politike’ dhe si Hulumtuese në ‘Centre d’Etude de la Vie Politique’ nga 2009 në 2013. Ajo ka punuar si hulumtuese  në “Qendrën për Studime Socio-Ligjore” në Universitetin e Oksfordit (Wolfson College) në vitin 2012.

Interesat e saj kërkimore shtrihen në fushat e studimeve kushtetuese,  gjykatave ndërkombetare, analiza politike dhe sociale të sundimit të ligjit dhe reformave gjyqësore. Ajo është autorja e disa publikimeve shkencore për gjyqësorin vs. politikave publike. Ajo ka prezantuar hulumtimet e saj në konferenca të ndryshme ndërkombëtare dhe ka qenë lektore e ftuar në evente politike te ndryshme. Ka marrë pjesë në një sërë projektesh ndër të cilat trajnimi i gjyqtarëve dhe reformat gjyqësore në BE (Menu for Justice), ‘Kufizimet Gjyqësore në Legjislatura në Evropën Qendrore në Akademinë Hungareze të Shkencave (HAS CSS), Oxford Pro Bono Publico’, Hulumtim Krahasues mbi Dëshmi Sekrete, etj.

Teuta është anëtare e Fondacionit të Ligjit, Drejtësisë dhe Shoqërisë (FLJS), Shoqatat e Shkencave Politike Evropiane (ECPR), Shoqatës Amerikane të Shkencave Politike (APSA), Shoqatës Belge dhe Franceze të Shkencave Politike – Communauté Française (ABSP-CF) etj.

Teuta ka përfunduar doktoraturën në Shkencat Politike dhe Masterin për Studim të Avancuar në Metodat e Kërkimit në Universite Libre de Bruxelles, Bruksel, Belgjikë. Përveç kësaj, ajo ka studiuar Bachelor dhe Master në Shkencat Politike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga Universiteti i Romës “Sapienza” në Itali.

NEWSLETTER SIGN-UP

Subscribe to our mailing list