“Shtator i zhurmshëm apo zhurma e një shtatori”

Shtatori njihet dhe si muaji i rikthimit në rutinën e aktiviteve pas një pushimi të gjatë gati dymujor e vere të nxehtë. Si për çudi, kjo verë mbyllet me një risi të veçantë ku rrallherë të qëllon ta shohësh si fenomen televiziv në historinë e mediave tona. Po kësaj here ndodhi vërtet. Pas zhurmave të 30 qershorit, pushuan njerëzit, poshoi politika, pushuan rrjedhimisht dhe mediat.

Qetësia dhe vakumi u mbush me fotot e natyrës turistike kryesisht të vendit tonë, si për të treguar se jeta vijon normalisht përtej TV-së dhe përtej politikës së përcëlluar. Promovimi i vlerave turistike nisi si një trend i politikanëve. Së pari, ishte Kryeministri që herë pas herë nuk ngurronte të uronte ndjekësit e tij në rrjetet sociale me poste mëngjesesh apo perëndime të vonshme. Politikanë të tjerë, derisa kulmoi me presidentin në ngjitjen e një prej majave më të larta ballkanike, atë të Korabit.

Të frustruar politikisht, të bombarduar mediatikisht shpeshherë shqiptarët kanë harruar të shohin anën tjetër të jetës. E kjo gjë ndodh vetëm me neve që zgjidhje e zgjedhje kemi gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit, e kjo sa për shkak të paaftësisë politike aq edhe inercisë sonë kombëtare që vetëdijen shoqërore e kemi të lidhur drejtpërdrejt me ta.
Shumëkujt e gjithë kjo situatë na bën të pyesim…

Në qershor kishte zgjedhje apo zgjidhje ?!

Këtë askush nuk mund ta thotë me siguri të plotë. “Ngjitu gjithnjë në majë por mos u bëj kurrë rob i saj” – thotë një shprehje e njohur. E kjo ngjitje duket sikur sapo theu heshtjen e verës për të risjellë zhurmën e shtatorit. Kur priten të ndodhin shumë ndryshime e mbi të gjitha shumë vendime. Vetvetiu çdonjëri nga ne i heq një paralele a vektorë margjinaleje çdo aktiviteti për lehtësi “studimi”. Sesioni i ri parlamentar nisi vrullshëm me rrëzime dekretesh. Thirrje në interperlancë të presidentit. Përgatitjen për një sezon të ri protestash opozitare. Të gjithë pyesim çdo të ndodhë?!

E kjo dilemë ka dy zgjidhje.

E para, mund të shihet si demostrimi i një rikthimi të zhurmshëm, që kjo ka pak gjasa të ndodh kur e gjithë zhurma ishte siç mund të thoshte Shekspiri një “shumë zhurmë për asgjë”. Kjo, pasi jeta politike në vend i është rikthyer normalitetit dhe bashkitë qetësisht shërbimeve ndaj qytetarëve të vendit.

E dyta, pas çdo ngjitjeje ka një rënie e cila do përcaktojë sa i zhurmësh do jetë ky shtator kur ende pritet të nis punën SPAKU dhe institucionet e tjera të dala nga Reforma në Drejtësi. Kjo i ngjan mitit të sizifit që vetëm ky shtator pritet t’i çmitizojë legjendat e krijuara urbane.

E si mbyllje, që duket sikur i jep zgjidhje të gjitha dilemave po citoj Alfred Pezën.

“Pasi u end” zhurmshëm” gjatë dy muajve të verës në boshllëkun e 30 Qershorit, politika po hesht. Shenjë e sigurtë reflektimi. Opozita e rrugës në shtator ka vetëm dy rrugë:

Ose të rikthehet në sistem, ose të shkrihet!”

Leave a Comment