Prej fillimi të këtij viti Fondacioni “Qemal Stafa” në bashkëpunim me fondacionet simotra ka organizuar katër trajnime për të rinjtë e qytetit të Tiranës. Më 15 Shkurt 2019 u zhvillua përgjatë fundjavës trajnimi mbi “Suksesin e fushatës elektorale në epokën digjital” me lektor Anil Kumar, Këshilltar i Nën/Kryetarit të Bashkisë Hagë, Hollandë. Në këtë trajnim mori pjesë stafi elektoral i Tiranës të cilët u trajtuan mbi strategjitë e duhura dhe menaxhimi i fushatave elektorale.
Më 9 Mars 2019 u zhvillua përgjatë tre ditëve trajnimi mbi “Fushatat Elektorale dhe program i një partie politike” nga trajnerët findlanezë Samuli Sinisalo, nga “Kalevi Sorsa Foundation” dhe Jesse Jaakelainen nga “European Movement Finland”. Në këtë trajnim morën pjesë të rinj nga njësitë e Tiranës dhe dijet e përfituara ishin mbi sistemin socialdemokrat në Finlandë, hartimin e një programi politik dhe targetizimin e elektoratit.
Më 16 Mars 2019 Fondacioni “Qemal Stafa” zhvilloi përgjatë fundjavës trajnimi mbi “Planin e një fushate elektorale” dhe vendimarrjen brenda një grupi të caktuar nga trajnerët hollandezë Wim Klei dhe Rixt Van Dongrea nga Fondacioni “Max van der Stoel”. Në këtë trajnim morën pjesë pjesë të rinjtë socialist të strukturës së universiteteve të Shqipërisë të cilët nga Workshopet dhe analizat SWOT që realizuan bënë të mundur të ndërtonin një strategji për funksionimin e strukturës së tyre.
Më 5 Prill 2019 u zhvillua gjatë tre ditëve trajnimi politik mbi “Median dhe Komunikimi në zgjedhjet elektorale” nga lektorët hollandezë Thisj’t Hart dhe Linde-Kee van Stokkum nga Fondacioni “Maks van der Stoel”. Të rinjtë socialist të njësive të Tiranës zhvilluan cikilin e trajnimeve me fokus për strategjitë për një fushatë të suksesshme elektorale. Pjesëmarrësit e ndarë në bënë një punë praktike mbi targetizimin e audiencës për çdo njësi administrative, hartimin e mesazhit qëndror, zgjedhjen e medias së duhur dhe komunikimin efiçent në publik.