24-26 Maj 2019
Stockholm, Suedi
Përfaqësues të Fondacionit “Qemal Stafa” morën pjesë në seminarin me temë “EU Elections 2019” të organizuar nga Olof Palme International Center dhe Partia Social Demokrate Suedeze, zhvilluar në Stockholm, Suedi më datë 24-26 Maj 2019, aktivitet ku merrnin pjesë përfaqësues edhe nga vendet e tjera të ballkanit si Maqedonia e Veriut, Bosnjë Herzegovina, Serbia dhe Beillorusia.
Seminari kishte në fokus fushtat elektorale dhe metodat e organizimit nga Partia Social Demokrate e Suedisë, politikat social demokrate të Bashkimit Evropian si dhe procesi i zgjerimit të unionit në kuadër të perspektivës suedeze.
Në ditën e mbërritjes përfaqësuesit u intervistuan për gazetën e Partisë Social Demokrate të Suedisë ku folën për vlerat e socialdemokracisë suedeze, metodat më të mira që mund të aplikojë Partia Socialiste e Shqipërisë si dhe situata politike në Shqipëri, vendimin e opozitës për të djegur mandatet dhe për të bojkotuar zgjedhjet. Shprehem qëndrimin se portestat janë një e drejtë fondamentale në demokraci por nuk duhet të kalohet në akte të dhunshme që cënojnë rendin institucional dhe kushtetues.
Në ditën e parë të seminarit u zhvilluan takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme me Urlika Grufman, Përgjegjëse e Departamentit të Bashkimit Evropian ku u diskutua mbi politikën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, faktorët përshpejtues dhe pengues. Më pas, zhvilluam takim në Parlamentin Suedez me Asa Ëestlund, Kryetare e Komisionit Suedez për Çështjet Evropiane ku thelbi i takimit ishte mbi politikat social demokrate dhe prioriteti i integrimit në Bashkimin Evropian. Suedia ka qënë gjithmonë një përkrahëse e zgjerimit me vende të reja por e rezervuar ndaj iniciativave federaliste si monedha e përbashkët, qeveria e fortë qëndore etj.
Në pasditen e ditës së parë u zhvilluan seminare të njëpasnjëshme për strategjinë dhe metodat në zgjedhjet evropiane në zyrat e ABF. Johan Hassel, Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Social Demokrate të Suedisë dhe Johan Zanchi, Menaxher i Fushatës së Zgjedhjeve Evropiane diskutuan mbi strategjinë elektorale dhe metodat e organizimit të fushatës. Benedikt Hugosson, Koordinator i Dialogut me Qytetarët dhe Ingrid Rufin, Koordinatore e Organizimit në Rajonin e Stockholmit diskutuan mbi qasjen që duhet patur më qytetarët gjatë fushatës elektorale.
Në mbyllje të kësaj ditë u njohëm nga afër me metodën e punës në zyrat e Call Center të Partisë Social Demokrate ku kontaktoheshin qytetarët në mënyrë të rastësishme për të kujtuar për të drejtën e votës dhe mesazhin që përcillej përmes telefonit.
Në ditën e dytë të seminarit për Zgjedhjet Evropiane vunë në jetë dijet e përfituara në ditën e parë ku morën drejtëpërdrejtë pjesë në fushatën derë më derë të Partisë Social Demokrate në zonën e Solna, Stockholm. Gjatë kësaj dite prej mëngjesit deri në mbrëmje bënë fushatë derë më derë tek qytetarët për të votuar Kandidatët e Partisë Social Demokrate të Suedisë dhe shpërndamë programin e tyre elektoral.
Në ditën e tretë morën pjesë si vëzhgues duke përfaqësuar Fondacionin “Qemal Stafa” si pjesë e një programi për vëzhguesit ndërkombëtar mes Olof Palme International Center dhe Swedish International Liberal Center.
Gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve vëzhguan procesin zgjedhor, mbajtën shënim pjesëmarrjen në votime, numrin e votuesve të parë dhe metodikën e zhvillimit të procesit në 12 qendra votimi të shpërndara në zona periferike dhe qëndrore në Stokholm, Suedi. Disa nga pikat kyçe që terhoqi vëmëndjen ishte shpejtësia e nxjerrjes së rezultatit te votave e cila në nivel kombëtar në Suedi u shpall para ores 23:00 të ditës së zgjedhjeve, njëkohësisht gjithëpranimi i rezultatit nga të gjitha palët politike pa asnjë kontestim, rrritja e pjesëmarrjes në votime në krahasim me zgjedhjet e mëparshme evropiane si dhe lejimi i fushatës zgjedhore nga partitë politike edhe ditën e votimeve.
Si konkluzion u hodhen idetë e para se si Shqipëria mund të aplikojë një sistem të tillë të administrimit të zgjedhjeve në të ardhmen që rrjedhimisht do të ndikojë në mënyrë cilësore në demokratizimin e vendit tonë. Së pari, në vendosjen e komisionerëve jo partiakë, një komision qëndror zgjedhjesh tërësisht teknik. Së dyti, një proces votimi më pak i komplikuar ku secili prej qytetarëve të votojë me zarf në krahasim me atë që kemi aktualisht. Së fundi, procesi i numërimit të votave të bëhet në çdo qendër votimi.