Republika e Serbisë mbajti zgjedhjet presidenciale
dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare (si dhe
zgjedhjet lokale në 14 qytete dhe komuna, duke
përfshirë qytetin e Beogradit) më 3 prill 2022.
Në qendrat e votimeve janë vërejtur parregullsi të
ndryshme. Incidentet janë shkaktuar për shkak të
pretendimeve për regjistrime paralele të votuesve
dhe presion mbi ekipet vëzhguese duke përfshirë
dhe konfrontime fizike si psh incidenti në
Krushvec, i cili është zgjidhur pas ndërhyrjes së
policisë.
Anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve morën
vendimin për ri-votim në disa prej qendrave të
votimeve për të cilat u anullua votimi për zgjedhjet
presidenciale dhe parlamentare. Ri-votimi do të
bëhet të shtunën, më 16 prill 2022.
Në zgjedhjet presidenciale, Aleksandër Vuçiç, presidenti aktual i
Serbisë u zgjodh për një mandat të dytë me një fitore të qartë duke
mbledhur 59% të votave. Vuçiç ishte kandidati i përbashkët
presidencial i koalicionit të Partisë Progresive Serbe (SNS), Partisë
Socialiste të Serbisë (SPS) dhe Aleancës së Hungarezëve të Vojvodinës
(VMSZ). Kandidati i opozitës me të cilin Vuçiç pati garën më të fortë
ishte gjenerali i ushtrisë në pension, Zdravko Ponosh, i cili morri 18%
të votave.