Në kuadër të lancimit të Fondacionit Qemal Stafa, një nga objektivat do të jetë hulumtimi dhe zhvillimi i ideve të mira në politikë dhe fusha të tjera me interes për shoqërinë shqiptare.
“Zoon Politicon” do të mirëpresë punime shkencore, studime dhe hulumtime nga akademikë shqiptarë dhe jo vetëm. Kjo revistë shkencore do të trajtojë tema të aktualitetit politik dhe social, në fushën e së drejtësisë sociale, ekonomisë politike, marrëdhënieve ndërkombëtare ,arsimit , shëndetësisë etj. Nxitja e debatit publik kërkon që në fokus të vazhdueshëm të kemi studimet dhe hulumtimet e akademikëve të rinj shqiptarë dhe të huaj dhe reflektimet e tyre mbi politikbërjen.
Për këdo që do të ketë interes të shfaqë opinionet dhe këndvështrimet e tij politike , të ndajë me publikun e ri studime të ndryshme të zhvilluara mbi problematika të caktuara, për akademikët e rinj që duan të promovojnë idetë e tyre apo edhe studentë të cilët duan të publikojnë punimet e tyre shkencore, “Zoon Politicon” do të jetë e hapur të përqafojë dhe zhvillojë këto përpjekje për ndërtimin e një mentaliteti të ri kritik të brezit të ri të liderave.

Share.