Pjesëmarrja e Fondacionit “Qemal Stafa” në konferencën “25 Years European Forum: Implementing New Strategy” Ljubjana, Slovenia

Përfaqësuesi i Fondacionit “Qemal Stafa” mori pjesë në konferencën me temë “25 Years European Forum: Impementing New Strategy” të organizuar nga European Forum for Democracy and Solidarity dhe të përkrahur nga Labour Party UK, zhvilluar në Ljubjana, Slloveni më datë 6 Prill 2019.

Konferenca kishte në fokus rolin e fondacioneve progresiste dhe të partive politike Social Demokrate që duhet të luajnë kundër demokracive jo-liberale në rritje gjatë viteve të fundit në Evropë. Qëllimi i konferencës ishte hartimi nga ana e European Forum for Democracy and Solidarity i një strategjie dhe një plani pune për vitet në vijim në bashkëpunim me partnerët e Bashkimit Evropian dhe vendet fqinje.

Konferenca u çel nga Jean Marinus Wiersma, European Forum Vice-President i cili në fillim përkujtoi momentin jubilar të festimit të 25-vjetorit të Forumit Evropian në mbështetje të socialdemokracisë fill pas kolapsit të komunizmit. Z. Wiersma prezantoi librin me titull “An Inheritage of Willy Brandt” e botuar së fundmi ku tregohet për mënyrën se si forumi ka kontribuar në socialdemokraci, diskutimet fillestare për bashkëpunim ose jo me partitë komuniste që u transformuan në parti Social Demokrate dhe se si ka bashkëpunuar konkretisht gjatë këtyre viteve me forumet politike dhe fondacionet përkatëse. Libri përmban një guidë për suportin e pakurrsyer dhënë në proceset integruese për vendet aspirante në BE, funksionimin e shtetit ligjor, liria e medias etj.

Tanja Fajon, Vice-Chair of the S&D Group falenderoj të pranishmit në konferencë, përcolli përshëndetjet e Udo Bullmann, President of S&D Group si dhe prezantoj librin e manifestit Social Demokrat “Sustainable Equality” që në përmbajtje është i përshtatur edhe me sfidat e Kombeve të Bashkuara  “Global Goals”.

Fajon e ndali fjalën e saj në katër pika thelbësore:

  1. Të sjellim qytetarët te politika.
  2. Rreziku nga rritja e populizmit dhe ekstremizmit.

3.Bashkimi Evropain në udhëkryq, kriza e emigrantëve nxori në pah krizën institucionale.

  1. Mësimet e nxjerra nga BREX-it.

Duhet të gjendet një zgjidhje të qëndrueshem për të katër krizat e mësipërme, nga ana tjetër duhet të ndalojmë nacionalizmin dhe ekstremizmin në Evropë.

 

Danjel Tadic nga European Forum prezantoj strategjinë e re të forumit dhe ndër pikat më thelbësore mund të përmenden.

Përmbledhje të diskutimeve të Lisbonës:

  • Inkurajimi i partive simotra për t’u modernizuar.
  • Punë e mirëstrukturaur me të rinjtë, gratë, minoritetet përmes European Forum Training Academy.
  • Ndërtimi i një ure mes partive progresive dhe lëvizjeve sociale.
  • “Vigjilent” ndaj Rusisë si eksportuese e autoritarizmit, jolirisë, dizinformimit me qëllim për të polarizuar shoqëritë tona.
  • Komunikim më efektiv në përcjelljen e mesazheve.
  • Rritja e koordinimit dhe ndarja e roleve mes S&D, FEPS dhe PES.

 

Vlerat e shtuara:

  • Sfidat e së tashmes për një zgjerim të mundshëm me vende evropiane.
  • Vizita Vëzhguese dhe Këshillim Politik.
  • Solidaritet dhe Suport.
  • Krijimin e një network-u me aktorët progresivë dhe mundësia për t’u përfshirë në vendet që nuk kanë Parti Social Demokrate.
  • Diskutimi i planit të punës të vitit 2019-2020 më një strategji të re dhe burime të reja.

 

Plani Punës:

  • Kooperim më i mirë për nevojat e vendeve fqinje të Bashkimit Evropian dhe me PES, FEPS, S&D, CEE Gender Network.
  • Plan pune për vizita vëzhguese për “Social Democracy an Transformation in Eastern Europe”, LBGT and Minority Rights WB, European Forum Training Academy (Future Leaders).

Reagimet kryesore nga pjesëmarrësit në konferencë:

Bartosz Rydilinski, Amicus Europe theksoi së duhet të menduar për një strategji afatgjatë për zbutur pabarazitë shoqërore, sepse rrezikon që gjenerat që në jetojmë të jetë edhe me e varfër se ajo paraardhëse.

Iris Skrt, Progresiva Slovenia tha se demokracia nuk është brilante dhe pak a shumë të gjithë kemi të njëjtat probleme në Evropën e ditëve të sotme.

Mijos Dajajic, Center of Modern Skills pohoi se duhet një bashkëpunim dhe komunikim më i mirë me liderat e lëvizjeve sociale.

Samuli Sinisalo, Kalevi Sorsa tha për nevojën e burimeve të reja njerëzore sepse nismat e reja kërkojnë staff dhe fonde.

Rritja e demokracive jo-liberale dhe roli i progresistëve

Prezantimi i Zoltan Pogasta, Political Economist at University of West Hungary i fokusuar në rastin studimor të Hungarisë, kolapsin e të majtës dhe njëkohësisht për kolapsin e klasës së mesme. Ai u ndal në arsyet e rënies së të majtëve në Evropë që lidhen me shumë arsye, por para së gjithash nga ulja e shpenzimeve publike në shëndetësi dhe politikat sociale, si dhe në rrëshkitjen drejt qendrës në politikat liberale.

Prezantimi i Nicoletta Pirozzi, L’Istituto Affari Internazionali preku çështjet e radikalizmit të debatit publik, dobësimi i institucioneve politike evropiane, krijimi i target grupeve specifike.

  1. Pjesëmarrje në grupin e moderuar nga Bohdan Feres, Institute for Democracy and Social Progress in Ukrahine me temë për bashkëpunimin mes partive politike, lëvizjeve sociale dhe sindikatave të punëtorëve. Në këtë sesion fola për projektet që ka Fondacionin “Qemal Stafa” si Akademia Politike, panelet e diskutimit për kapitujt e BE, Revista Politike “Zoon Politikon”, trajnimet për fushatën elektorale si dhe projektet që do ndërrmarim në të ardhmen për afrmimin e përfshirjen në projektet tona me organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë. Si konkluzion u theksua rëndësia e mbajtjes së forumeve politike dhe fondacioneve sa më të hapura.
  2. Grupi i dytë i moderuar nga Arjen Berkvens, Secretary General of European Forum për shëmbuj praktikë se si progresistët mund të luftojnë tendencat joliberale në Armeni, Poloni, Maqedoninë e Veriut, Ukrahinë dhe CEE Gender Network.

Solidariteti Ndërkombëtar: Si mund të mbështesim partnerët tanë në demokracitë e brishta?

  • Maja Videnovic, Democratic Party of Serbia solli në vëmëndje situatën politike në Serbi dhe përpjektjet e opozitës për të sjellë një alternativë të re.
  • Aleksandar Spasov, Progres Institute vendosi theksin te sinkronizimi në një axhendë të përbashkët të fondacioneve politike dhe partive politike Social Demokrate, ndërtimin e një shoqërie kozmopolitane dhe rëndësinë e edukimit politik. Çështjet e trajtuara lidheshin edhe me situatën politike në Ballkanin Perëndimor dhe rreziku i rritjes së influencës ruse në rajon.

 

Në përfundim të kësaj konference një-ditore doja të theksoja frymën pozitive nga ana e fondacioneve simotra në raport me Fondacionin “Qemal Stafa”, veçanërisht nga “Kalevi Sorsa Foundation” (nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit dhe dërgimi me postë), “Olof Palme International Center” dhe “Foundation Max van der Stoel”.

Gjatë bisedave arrita të të kontaktoja me Patrik Eichler, Masarykova Demokraticka Akademie nga Republika Çeke i cili ishte i hapur për të bashkëpunuar me Fondacionin “Qemal Stafa” në programe trajnimesh që fokusohen në funksionimin e  demokracisë dhe shtetit ligjor, ndërkohë që në vijim mund të definojmë një Draft-Bashkëpunim mes dy forumeve për një kooperim të mëtejshëm.

Dy libra dhuratë për Fondacionin “Qemal Stafa” si pjesë e pasurimit të fondit të bibliotekës: “Mind the Gap: Progresive Movements and Parties Together” dhe “An Inheritance of Willy Brandt”.

Mesazh i konferencës sjell nevojën për përpjekje për të sinkonizuar planin e pu  nës mes fondacioneve pogresiste në Evropë.

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes shoqërive civile dhe levizjeve sociale.

Koordinim, komunikim më efektiv dhe ndarja e roleve mes S&D, FEPS dhe PES.

 

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

NEWSLETTER SIGN-UP

Subscribe to our mailing list