Konektiviteti në kuadër të integrimit rajonal

 

Në panelin e djeshëm mbi Konektivitetin në kuadër  të Integrimit Rajonal, ishin të ftuar Z. Agim Bregasi, Drejtor i Politikave Energjitike, MIE; Znj. Irena Malolli, Drejtoreshë e Projekteve të Infrastrukturës, MIE; Znj. Lilika Radovicka, Përgjegjëse Sektori, Sektori i Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Infrastrukturës, Rrjeteve dhe Shërbimeve të Transportit, nën moderimin e Znj. Teuta Vodo, Drejtoreshë Ekzekutive, Fondacioni `Qemal Stafa`.

Paneli i diskutimit ishte i fokusuar në krijimin e një strategjie konektiviteti për eliminimin e pengesave, lehtësimin e integrimit rajonal dhe përqëndrimin e nevojës për bashkëpunime me vendet e rajonit lidhur me fushën e infrastrukturës dhe energjitikës.

Secili nga të ftuarit dha informacione të dobishme për përpjekjet e vendeve ballkanike për tu integruar sa më mirë në fushat e BE-së.

Fillimisht, Z. Bregasi foli mbi tregun e Energjitikës në Shqipëri. Sipas tij për të realizuar qëllimet afatgjata në Strategjinë Kombëtare të Energjisë parashikohen masa që kërkojnë ndërhyrje në,

  • Sistemin e prodhimit të energjisë elektrike,
  • Sistemin e trasmetimit të energjisë elektrike,
  • Sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Më tej, Znj. Irena Malolli vuri theksin tek integrimi dixhital si një risi në axhendën e konektivitetit. Si prurje e re, integrimi dixhital sjell politika roaming lehtësuese, siguri të zgjeruar në internet dhe forcon shërbimet e besimit dhe mbrojtjes së të dhënave. Bashkëpunime të tilla stimulojnë ekonominë dhe përshpejtojnë futjen e teknologjive të zgjeruar në rajonin tonë.

Ndërkohë, znj. Radovicka cilësoi angazhimin për të përmirësuar dhe harmonizuar politikat dhe standartet teknike në nivel kombëtar dhe rajonal. Sot është krijuar dhe mbajtur një treg efektiv të koordinimit dhe komunikimit midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili ka shërbyer si një vlerë e shtuar për zhvillimet e sektorit të transportit.

Ky është një shembull i mirë se si vendet që ndajnë të njëjtin qëndrim, mund të bashkojnë përpjekjet e tyre për të ndërvepruar më mirë për axhendën e përbashkët rajonale, si dhe për të adresuar në mënyrë efektive sfidat e brendshme dhe të jashtme.

Image may contain: one or more people and people sitting

Image may contain: 8 people

Image may contain: 1 person

Image may contain: 4 people, people sitting

Image may contain: 5 people

Leave a Comment