Axhenda e Konektivitetit në Kuadër të Procesit të Berlinit

Datë: 4 Qershor 2018, Tiranë

 Në fokus: Sfidat e Shqipërisë në Kuadër të Integrimit Rajonal

 Në datën 4 qershor 2018, Fondacioni “Qemal Stafa” organizoi Panelin e Diskutimit të rradhës, i cili fokusohet në përshtatjen e legjislacionit shqiptar me Acquis-në e Bashkimit Europian.

Nën moderimin e Drejtoreshës Ekzekutive të Fondacionit “ Qemal Stafa”, znj. Teuta Vodo, diskutimi u zhvilllua nën temën “Konektiviteti në kuadër  të Integrimit Rajonal sipas Axhendës së Berlinit”.

Panelistët të cilët ofruan qasjen e tyre lidhur me temën ishin Z. Agim Bregasi, Drejtor i Politikave Energjitike nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Znj. Irena Malolli, Drejtoreshë e Projekteve të Infrastrukturës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës; Znj. Lilika Radovicka, Përgjegjëse Sektori në Sektori i Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Infrastrukturës, Rrjeteve dhe Shërbimeve të Transportit.

Paneli i diskutimit ishte i fokusuar në krijimin e një strategjie konektiviteti për eliminimin e pengesave, lehtësimin e integrimit rajonal dhe përqëndrimin e nevojës për bashkëpunime me vendet e rajonit lidhur me fushën e infrastrukturës dhe energjitikës.

Siç dhe Z. Bregasi paraqiti gjatë pasqyrimit që bëri gjatë prezantimit të tregut të energjitikës në Shqipëri, janë parashikuar disa masa në Strategjinë Kombëtare të Energjisë të cilat synojnë zhvillimin e këtij sektori në Shqipëri. Ato janë:

  • Sistemii prodhimit të energjisë elektrike,
  • Sistemi i trasmetimit të energjisë elektrike,
  • Sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Më tej, Znj. Irena Malolli theksoi që”Integrimi dixhital është një risi në axhendën e konektivitetit. Si prurje e re, integrimi dixhital sjell politika roaming lehtësuese, siguri të zgjeruar në internet dhe forcon shërbimet e besimit dhe mbrojtjes së të dhënave.”

Bashkëpunime të tilla stimulojnë ekonominë dhe përshpejtojnë futjen e teknologjive të zgjeruar në rajonin tonë.

Ndërkohë, znj. Radovicka cilësoi se  “Ne jemi angazhuar për të përmirësuar dhe harmonizuar politikat dhe standartet teknike në nivel kombëtar dhe rajonal.”

Pikërisht, në sajë të këtij angazhimi, kemi sot një treg efektiv të koordinimit dhe komunikimit midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili ka shërbyer si një vlerë e shtuar për zhvillimet e sektorit të transportit.

Znj Vodo në përmbyllje të aktivitetit nxori në pah se ky bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të axhendës së Konevktivitetit është një shembull i mirë se si vendet që ndajnë të njëjtin qëndrim, mund të bashkojnë përpjekjet e tyre për të ndërvepruar më mirë për axhendën e përbashkët rajonale, si dhe për të adresuar në mënyrë efektive sfidat e brendshme dhe të jashtme.

Leave a Comment