Pjesëmarrja e të rinjve, Perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor sipas Proçesit të Berlinit

Datë: 18 Qershor 2018, Tiranë

Konferenca me temë: Pjesëmarrja e të rinjve, Perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor sipas Proçesit të Berlinit

 

Në datën 18 Qershor është zhvilluar paneli i rradhës mbi Pjesëmarrjen e të rinjve: Perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor sipas Proçesit të Berlinit, pranë Tirana International Hotel. Të ftuarit e këtij paneli ishin, z. Shpat Kolgega, Zv. Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë; Z. Kreshnik Loka, përfaqësues i Zyrës Lokale të Degës në Shqipëri për RYCO; Znj. Lutjona Luta, përfaqësuese e  Ballkanit Perëndimor Alumni, nën moderimin e Znj. Teuta Vodo, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit `Qemal Stafa`.

Paneli i diskutimit ishte i përqëndruar në mobilizimin dhe mbështetjen ndaj të rinjve, për të përmirësuar bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe situatës ekonomike në kontekstin e krijimit të vendeve të punës dhe uljen e papunësisë, si një ndër aspektet më të rëndësishme, e cila thekson zhvillimin e pozitës së të rinjve.

Nuk mund të ketë integrim evropian pa arsim, kualifikim dhe përgatitje të të rinjve. Këto janë elementë esencial të integrimit të të rinjve, qytetarëve dhe punonjësve të ardhshëm të shoqërisë dhe ekonomisë së Evropës së dijes dhe teknologjisë. Këtë gjë e shprehu me bindje të plotë, Z. Shpat Kolgega, që dhe Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve bazuar në Proçesin e Berlinit ka ndërrmarrë iniciativa për angazhimin dhe përfshirjen e të rinjve në programe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, duke i  motivuar  kështu të rinjtë drejt frymës së bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian.

Njëkohësisht dhe organizatat rinore po punojnë në mënyrë aktive për të rritur pjesëmarrjen e tyre. Z. Kreshnik Loka, përfaqësues i Zyrës Lokale të Degës në Shqipëri për RYCO,  tregoi që kjo zyrë ka qënë dhe vazhdon të jetë promovues i tryezave rajonale në fuqizimin e të rinjve. E gjitha zyra e RYCO-s konsiston në idetë lidhur me pajtimin, bashkëpunimin, besimin dhe dialogimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe funksionon nëpërmjet financimit, si dhe organizimit të programeve të shkëmbimit të të rinjve. Gjatë panelit të diskutimit, ai informoj pjesëmarrësit për programet dhe mundësitë për përfshirjen e tyre, të cilat shërbejnë ura lidhëse midis kulturave të ndryshme të rajonit.

Gjithashtu, Shoqata e Ballkanit Perëndimor Alumni është një shoqatë rajonale e të diplomuarve që kanë shpenzuar një pjesë të studimeve jashtë vendit, financuar nga programet e arsimit të BE-së, si Erasmus +, por jo vetëm. Sot, kjo shoqatë mbledh të gjithë aktorët relevantë në Ballkanin Perëndimor për të siguruar që zërat e të rinjve në rajon të dëgjohen me zë të lartë dhe të qartë. Përfaqësuesja e  Shoqatës së Ballkanit Perëndimor Alumni, Znj. Lutjona Luta, u shpreh se shkollimi, arsimi dhe kualifikimi i të rinjve shihet si element përbërës i komunitetit evropian dhe është qendra e vëmendjes së Bashkimit Evropian, organizmave dhe programeve të tij. Si dhe, të tilla mundësi sjellin shumë efekte pozitive dhe më shumë mundësi për aftësim, pasi janë vetë të rinjtë që kanë kanalizuar ide dhe janë të inkurajuar për inovacione, duke filluar nga institucionet arsimore nga vijnë apo organizatat që përfaqësojnë.

Por në fund të fundit, me rëndësi është fakti që këto njohuri dhe përvoja të shfrytëzohen në mënyrë që të përmirësohet pozita e të rinjve dhe vetëm atëherë idetë dhe veprimet e tyre mund të njihen më gjërë dhe të kenë impakt.e të tij. Si dhe, të tilla mundësi sjellin shumë efekte pozitive dhe më shumë mundësi për aftësim, pasi janë vetë të rinjtë që kanë kanalizuar ide dhe janë të inkurajuar për inovacione, duke filluar nga institucionet arsimore nga vijnë apo organizatat që përfaqësojnë.

Por në fund të fundit, me rëndësi është fakti që këto njohuri dhe përvoja të shfrytëzohen në mënyrë që të përmirësohet pozita e të rinjve dhe vetëm atëherë idetë dhe veprimet e tyre mund të njihen më gjërë dhe të kenë impakt.

Image may contain: 15 people, people sitting and indoor

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Image may contain: indoor

Image may contain: 16 people, outdoor

Leave a Comment