DATË: 21 PRILL 2018, ELBASAN

Në datën 21 Prill 2018, Fondacioni “Qemal Stafa” organizoi Akademinë Politike të tij të parë, i cili ka për qëllim trajnimin e të rinjve me prirje politike dhe udhëheqjeje.

Në përfundim të trajnimit 3 ditor me temë ‘Ideologjitë politike dhe hartimin e politikave publike’, u zhvillua një testim i njohurive të fituara, e më pas studentet intervistuan aktorë të ndryshëm të cilët bëjnë pjesë në një segment të rëndësishëm në sektorin publik apo privat. Nga intervista duhet të gjeneronin të dhëna mbi strukturën e punësimit, profesionin e tyre dhe mbi kontributin e tyre specifik në komunitet. Më pas, bazuar në këtë intervistë duhet të zhvillonin rekomandime të shkurtra të politikave që ofrojnë zgjidhje për situatën, duke i lënë mundësi hapësire për mendimin e tyre si lider.

Në testim Pamela arriti pikët maksimale. Në vijim, ajo zhvilloi një intervistë mjaft cilësore e interesante, me një sekuence logjike të trajtimit të pyetjeve, përfshirë edhe rekomandime politikash premtuese.

Duke qenë se shëndetësia është baza e jetës sonë të përditshme, Pamela zgjedhi të intervistojë Znj. Desantila Tahiraj, Drejtoreshën e Spitalit Rajonal të Elbasanit.
Referuar Shëndetësisë, disa nga zgjidhjet mbi problematikën e trajtuar nga Pamela, përqendrohen në faktin se shteti duhet të ndërmarrë një politikë mbi programimin e arsimit, referuar mjekësisë.

Së dyti, që kjo politikë të ketë sukses afatgjatë, është me rëndësi që të pranohen vetëm studentë me mesatare të lartë dhe si rrjedhojë të ndalen dhe shit-blerjet e diplomave.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja është që qytetarët të cilët zgjedhin këtë profesion, Mjekësinë, në jetën e tyre, duhet të kuptojnë që nuk është detyrim, por pasion!

Share.