Misioni Yne

misioni

PREZANTIM

  • Fondacioni Qemal Stafa (FQS) është qëndra kërkimore e Partisë Socialiste të Shqipërisë.  Ithemeluar  në vitin 2007, Fondacioni ka trajnuar te rinjtë përmes Akademisë Politike. Funksioni primar i Fondacionit  është të asistojë Partinë Socialiste në procesin politikbërës në nivel vendor, kombëtar dhe ndërkombetar me ide, udhëzime, studime dhe programe politike. Fondacioni formulon korniza konceptuale dhe udhëzime për Partinë Socialiste duke koordinuar zhvillimin dhe evolimin e politikave publike. I bazuar mbi vlerat social-demokrate, Fondacioni beson dhe promovon parimet e një shoqërie të lirë, përgjegjësitë kolektive dhe individuale dhe udhëhiqet nga parimet themelore demokratike.

Fondacioni drejton një sërë eventesh publike dhe punon ngushtë në partneritet me një sërë organizatash të afiluara duke luajtur një rol kyç në zgjedhjet elektorale. Nëpërmjet debateve politike, Fondacioni, ndihmon qytetarët të kuptojnë konceptet kyçe, vendimet dhe zhvillimet më të rëndësishme në Partinë Socialiste duke promovuar një mjedis gjithëpërfshirës.

  • Rritja e populizmit në vendet perëndimore dhe jo vetëm, ka vënë në pah nevojën për të mos e marrë demokracinë të mirëqenë. Në këtë mënyrë, Fondacioni synon ti ofrojë Partisë Socialiste argumente për të ndërtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë diskurset politike. Fondacioni shërben për të qartësuar qeverisjen efektive si një kuadër dinamik që përfshin pavarësinë, transparencën dhe llogaridhënien demokratike në vendimmarrje me objektiv arritjen e efikasitetit në nivele institucionale.

FUSHAT E VEPRIMTARISË

Fondacioni do të operojë në tre shtylla të rëndësishmë që janë: Komunikimi, Trajnimi dhe Ideologjia. Me anë të këtyre tri shtyllave synohet të vihen në zemër të politikbërjes dhe të bëhen rekomandime në disa fusha kyce si:

Drejtësia:

Fondacioni do të analizojë spektra të ndryshëm të Zbatimit të Reformës në Drejtësi ku Fokus të rëndësishëm do ketë ‘drejtësia restaurative (rehabilitimi i të dënuarve), drejtësia sociale etj.

Financa:

Fondacioni do të analizojë vazhdimisht studimin e politikave fiskale, shpërndarjes së të ardhurave dhe përfitimeve.

Shëndetësia:

Fondacioni do reflektojë mbi parimet morale dhe argumentet utilitare, që përpiqet të balancojë nevojat e individit me shqetësimet e të gjithë popullsisë. Mbi kujdesin shëndetësor do të diskutohet si një e drejtë e barabartë e të gjithë njerëzve, përmes një sistemi të sigurimeve shoqërore.

Çështjet Ndërkombëtare:

Arena ndërkombëtare ka rëndësi të madhe në progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Qëndrimi i partnerëve ndërkombëtar ndikohet  nga rezultatet e matshme të punës së Qeverisë.

Arsimi:

Fondacioni do të ketë si fokus kryesor analizën e strategjisë së ndjekur nga Ministria dhe kurrikulat si pikë kyçe e një zhvillimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm të shoqërisë shqiptare.

Komunikimi ndermjet Qeverise dhe Medias:

Media luan një rol kyç në shumë fusha  të rëndësishme për publikun. Duke ofruar tema mbi fusha të rëndësishme sociale, Fondacioni siguron një marrëdhënie bashkëpunuese me median mbi politikat publike. Një fokus i veçantë do të shkojë për “Fake News“ dhe mbi  trajtimin e tyre   në kuadër të medias sociale.

Ekonomia Politike:

Ekonomia Politike është një nga pikat kyçe jo vetëm të politikbërjes por edhe të progresit të një vëndi. Për këtë Fondacioni do të zhvillojë një hulumtim të vazhdueshëm në lidhje me ekonominë politike ndërkombëtare, duke evidentuar metodat më të suksesshme, dhe vëmendje do t’i kushtohet: liberalizmit, tregtisë e lirë, mënyrat e prodhimit dhe politika ekonomike globale, me synim për të gjetur interaksionin midis politikës dhe ekonomisë ndërkombëtare.

OBJEKTIVAT

NEWSLETTER SIGN-UP

Subscribe to our mailing list