Friedrich Ebert Stiftung dhe Forumi Left Initiative organizuan Konferencën Rajonale tradicionale VUČKO-s për të diskutuar çështje të rëndësishme dhe aktuale në rajon mes të rinjve, politikanëve vendas dhe me perspektivë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Fondacioni Qemal Stafa ishte ftuar për të marr pjesë me tre pjesëmarrës në sesionet e konferencës. 

Tema e këtij viti konsistoi në kuadrin e përgjithshëm të mjedisit dhe politikave të gjelbra. Tema e konferencës për këtë viti ishte “Nga ekonomia e mbetjeve deri te ekonomia qarkulluese: Menaxhimi i Mbetjeve”. Gjatë konferencës, pjesëmarrësit diskutuan fusha të veçanta në lidhej me temën, mësuan për praktikat e mira në rajon, shkëmbyen iniciativa dhe idetë e tyre si dhe vendosën një agjendë për periudhën në vijim. Konferenca u mbajt në Sarajevë më 1-3 korrik 2022.

Share.