E Premte 22 Shkurt  – E Diel 24 Shkurt

Qendra Ndërkombëtare, St Quentin Gate, Telford TF3 4JH, Mbretëri e Bashkuar

Konferenca e Grave Laburiste e mbajtur më 22-24 Shkurt 2019 ishte një mundësi që gratë anëtare të Partisë Laburiste Angleze të merrnin pjesë në hartimin e politikave, të ndikojnë në vendimarrje dhe të ndajnë idetë me anëtarët dhe politikanët e Partisë së tyre. Fundjava përfshiu fjalime nga politikanë të lartë, debate te frytshme mbi politika të ndryshme dhe një gamë të gjerë seanca seminaresh dhe trajnimi.

Në Konferencë ishin të ftuar edhe gra përfaqësuese të partive simotra nga Afrika, Lindja e Mesme, Afrika Veriore dhe Ballkani Perëndimor. Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Fondacioni Qemal Stafa u përfaqësuan nga Gledisa Celaj, aktiviste e vjetër për të drejtat e gruas dhe menaxhere e programit të Fondacionit Qemal Stafa.

Gledisa kishte mundësinë të ndiqte nga afër një program i hartuar për të siguruar që të gjithë të pëfaqësuesit të kenë rol në inicimin e lëvizjes së punës, e cila është e gatshme për fushatë, e hapur dhe në kontakt me nevojën e komuniteti lokal që përfaqëson. Konferenca i ofroi mundësi për të zhvilluar aftësitë në organizimin dhe fushatën e komunitetit, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të sjellë ide të reja në fondacionin tonë politik dhe në Forumin e Gruas Socialiste për të zbatuar projekte në mënyrë që të arrihet një strategji kombëtare e barazisë duke njohur dhe kuptuar se si diskriminimi ndikon në komunitetin e LGBT-së, tek gratë ratë me aftësi të kufizuara dhe tek gratë me ngjyrë dhe të sigurojmë që asnjë grua të mos ndihet e nënvlerësuar.

Të premten më 22 Shkurt gratë përfaqësuese nga jashtë Mbretërisë së Bashkuar u bashkuan me një seminar të moderuar nga Nabila Sattar, Sekretare e Projekteve Ndërkombëtare.

Në ditën e parë të Konferencës ishte e ftuar  Rae Evans, Anëtare e Kabinetit me përgjegjësi të veçantë për Shërbimet e Komunitetit, Ekonomisë dhe Partneriteteve në Këshillin e Telford dhe Wrekin. Këshilltarja Evans foli për rolin e saj në këshillin lokal në Telford dhe përfaqësimin e grave në qeverinë lokale.

Pjesëmarrëset patën kënaqësinë të shkëmbenin praktikat dhe eksperiancat më të mira me Nan Sloane, Koordinatoren e Trajnimit për Rrjetin e Grave Labursite (Labour Women’s Network), e cila shpjegoi historinë dhe strukturën e Rrjetit të Grave Laburiste dhe inkurajoi pjesëmarrësit të ndanin mendimet dhe faktet mbi përfaqësuesimin e grave në partitë e tyre, në vendimarrje  dhe njëkohësisht, për t’u bashkuar në sesionin për aktivizimin e të rinjve dhe për të punuar me aktorët kyç ndikojnë drejtpërsëdrejti në barazinë gjinore.

Më 23-24 shkurt, në Konferencë morrën pjesë më shumë se 1500 gra nga mbarë Mbretëria e Bashkuar. Konferenca u hap nga Jayne Taylor, Kryetare e Komisionit të Përgatitjeve të Konferencës, Katrina Gilman, Kandidate Parlamentare e Partisë Laburiste për Telford dhe Margaret Greenwood, Nën Sekretare e Shtetit për Punën dhe Pensionet.

Temat e zgjedhura si më poshtë formuan bazën e debateve për politikat mbi: 1. Të drejtat për gratë emigrante2. Arsimi dhe kujdesi për fëmijët3. Të drejtat e abortit4. Pensionet5. Kujdesi social6. Mbështetje ndaj punësimit7. Gratë në vendin e punës Nocionet e kompozuara nga tetë tema përbënin punën formale të fundjavës ku cdo nocion propozohej dhe dergohej tek folësit të cilët kishin tre minuta për të folur dhe theksuar problemin apo idenë e tyre. Folësit zgjidheshin midis sallës nga juria. Çdo debat mbi politikat për cdo cështje të sipëpërmendur zgjati për 45 minuta dhe përfundoi me një votim. Pas Debatit për politikat për Mbështetjen e Punësimit, Dawn Butler, Sekretarja e Shtetit për Gratë dhe Barazinë dhe Jeremy Corbyn, Udhëheqësi i Partisë Laburiste mbajtën fjalime kryesore duke theksuar se konferenca ka për qëllim fuqizimin e grave dhe dëgjimin nga Partia të zërit dhe kërkesave të tyre. “Favorizmi dhe progresi i femrave në Britani dhe në mbarë botën është luftuar dhe është fituar nga vendosmëria e femrave që punojnë bashkë për ndryshime të vërteta, shpesh të përballura me rezistencën dhe abuzimin”. Cit. Jeremy Corbyn.

 

Share.