Fenomeni i Ekstremizmit të Dhunshëm. Sa e rrezikuar është Shqipëria?

Datë: 11 PRILL 2018, Tiranë

Në Fokus: SA E RREZIKUAR ËSHTË SHQIPERIA?

 

Në datën 11 prill 2018, Fondacioni “Qemal Stafa” organizoi Panelin e Diskutimit të rradhës, i cili fokusohet në përshtatjen e legjislacionit shqiptar me Acquis-në e Bashkimit Europian.

Nën moderimin e Drejtoreshës Ekzekutive të Fondacionit “ Qemal Stafa”, znj. Teuta Vodo, diskutimi u zhvilllua nën temën “Fenomeni i ektremizmit të dhunshëm. Sa e rrezikuar është Shqipëria ?”

Panelistët të cilët ofruan qasjen e tyre lidhur me temën ishin Kreu i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Shkëlqesia e tij, z. Bernd Borchardt; Znj.Romina Kuko si Zv.Minstre e Brendshme dhe z.Enri Hide Prof.Dr.As për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sikurse dhe z.Borchardt theksoi: “Përpjekjet e OSBE-së për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm janë të mëdha, duke filluar nga parandalimi i këtyre fenomeneve në burgje dhe shërbimin e provës, mbështetjen e studimeve rreth shkaqeve të radikalizmit në Shqipëri, mbështetjen për autoritetet shqiptare për hartimin e strategjisë kombëtare në këtë fushë dhe hapjen e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, lidhjen e qenësishme mes parandalimit të këtyre fenomeneve dhe zhvillimit të policimit në komunitet, nevojën për përfshirjen e të gjitha grupeve shoqërore e veçanërisht të grave në këtë përpjekje mbarëshoqërore.”

Ai shprehu mbështetjen për autoritetet shqiptare për hartimin e strategjisë kombëtare në këtë fushë.

Znj.Romina Kuko nxori në pah se: “Shqipëria nuk është imune ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Për arritjen e qëllimeve të qëndrueshme në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm,bashkëpunimi i aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë në të gjitha nivelet duhet të shihet si prioritet”.

Ndërkohë, z.Enri Hide dha një pasqyrim të ndarjes së termave dhe theksoi se: “Ka dallim ndërmjet ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit fetar dhe terrorizmit fetar ndërkombëtar (ose transnacional). Nominuesi i përbashkët në të gjitha rastet është keqinterpretimi i fesë ndaj dhunës së ligjshme. Kështu, ekstremizmi fetar (islamik) është i lidhur me një interpretim të ngushtë, literal, intolerant dhe totalitar të Islamit. Ai beson në një shtet të vetëm global Islamik dhe në Ligjin Islam (Sharia). Radikalizmi fetar (ose fundamentalizmi) është një proces i orientuar drejt ndjekjes dhe interpretimit të rrënjëve muslimane. Shpesh është e kufizuar në shoqëritë myslimane, me një natyrë të brendshme dhe jo-ekspansioniste. Megjithatë, në disa raste ajo mund të marrë përmasa politike, kur këto ide radikale transformohen në një axhendë politike të disa grupeve që synojnë të luftojnë për pushtet. Ekstremizmi i dhunshëm fetar tregon disa karakteristika ideologjike dhe strukturore të lidhura ngushtë me tiparet e mëparshme të terrorizmit fetar, megjithëse duke shtuar disa aspekte të reja. Disa veçori kryesore të terrorizmit janë një doktrinë dhe një ideologji, qëllimi i së cilës është të shkaktojë ndjenjën e frikës dhe terrorit ekstrem.

Znj.Vodo në përmbyllje të aktivitetit nxori në pah se ky diskutim është i vlefshëm jo vetëm për misionin e Fondacionit “Qemal Stafa” si qendër kërkimore por dhe për t’iu përshtatur kërkesave të vendeve të rajonit dhe Bashkimit Europian lidhur me luftën e vazhdueshme ndaj terrorizmit.

 

Leave a Comment