Fondacioni “Qemal Stafa”, nën drejtimin e Drejtores së re Ekzekutive, Dr.Teuta Vodo, filloi programin e ri të planit të punës dhe vizionit, duke shërbyer kryesisht si Qendër Kërkimore e Partisë Socialiste.

Ky aktivitet u nderua nga fjalimi përshëndetës i Kryeministrit, Edi Rama dhe ish drejtores ekzekutive, znj. Olta Xhaçka.

Fondacioni do të fokusohet në politikat efektive publike duke orientuar axhendën politike të Partisë Socialiste, duke reflektuar dhe ndihmuar në hartimin e politikave në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe një bashkëpunim hap pas hapi me qytetarët si dhe do japë propozime, ide të reja, përmes takimeve, forumeve, konferencave, paneleve të diskutimit dhe më shumë.

Duke qenë tema më e prekur e situatës aktuale politike, Fondacioni organizoi aktivitetin e parë në formën e një paneli diskutimi me temë “Reformën e Drejtësisë nëpërmjet një perspektive Evropiane” ku u ftuan politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademikë mes tyre znj. Etilda Gjonaj , Ministri i Drejtësisë, z. Ervin Bushati anëtar i parlamentit nga Partia Socialiste, z. Elvin Gjevori, hulumtues politik dhe znj. Mona Xhexhaj përfaqësuese e Lëvizjes Evropiane në Shqipëri. Panelistët diskutuan rëndësinë dhe zbatimin e reformës së drejtësisë dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Share.