Akademia Politike Vlorë shpall fituesin

DATË : 29 MAJ 2018, TIRANË

Më datë 29 Maj 2018, Fondacioni “Qemal Stafa” ka shpallur fitues të Akademisë Politike Vlorë, Arjol Sakon.

Fituesi i Akademisë Politike do të jetë pjesëmarrës në një vizitë studimore në Parlamentin Europian, në Bruksel.

Vizita do të zhvillohet në datat 25-28 Qershor në bashkëpunim me Deputetët e Grupit të Aleancës Progresive Social Demokrate (S&D).

Të rinjtë pjesëmarrës në Akademitë Politike gjatë vizitës studimore do të vizitojnë Parlamentin Europian, do të studiojnë historinë e Parlamentit Europian, do të vizitojnë një Komitet, do të vizitojnë zyrat qendrore të Partisë Europiane Socialiste dhe Komisionin Europian.

Arjoli do të jetë një prej të rinjve që do t’i bashkohet vizitës studimore!

Pas përfundimit të Akademisë Politike, studentëve pjesëmarrës ju desh t’i nënshtroheshin testit mbi njohuritë që përftuan gjatë 3 ditëve të trajnimit dhe iu desh të intervistonin aktorë të ndryshëm që bëjnë pjesë në një segment të rëndësishëm në sektorin publik apo privat.

Nga intervista duhet të gjeneronin të dhëna mbi strukturën e punësimit, profesionin e tyre dhe mbi kontributin e tyre specifik në komunitet. Më pas, bazuar në intervistë duhet të zhvillonin rekomandime të shkurtra të politikave që ofrojnë zgjidhje për situatën, kjo me qëllimin për të zhvilluar aftësinë e të menduarit si lider.

Arjoli ka fituar pikët maksimale nga testi dhe ka punuar intervistë cilësore dhe interesante, me një sekuence logjike të trajtimit të pyetjeve, përfshirë edhe rekomandime politikash premtuese.

Ai ka intervistuar mësuesen e Shkollës Speciale Znj. Alda Isaraj.

Shkolla Speciale në Qytetin e Vlorës shkollon nxënës me aftësi të kufizuara, që nga ata me probleme të zhvillimit deri tek ata me një sindromë më vete por edhe fëmijët me probleme sociale dhe ekonomike.

Siç dhe Arjoli citon: “Stafit të institucionit duhet t’i plotësohen nevojat e formimit profesional të vazhdueshëm dhe afrimit i profesionistëve të rinj për tu specializuar më tej me metoda dhe teknika të reja për një mësimdhënie efikase.”

Gjithashtu për institucionin arsimor që ofron këtë shërbim special shtrohet nevoja për zhvillimin e terapive të ndryshme, praninë e një mjeku logopedist dhe fizioterapist.

Baza materiale është e domosdoshme për një mësimdhënie frytdhënëse por edhe për t’i angazhuar dhe motivuar nxënësit drejt një formimi profesional.

Ligji i gjithëpërfshirjes është një nga arritjet më të mëdha të arsimit tonë.

Sot, gjithëpërfshirja është e legjitimuar dhe në cdo shkollë ku ka nxënës me aftësi të kufizuar ka mësues mbështetës specialist.

Falenderim i veçantë për ty Arjol dhe për të gjithë të rinjtë që sjellin në vëmendje institucioneve të tilla, që e shohin shkollën si mbështetësin kryesor për nxënësit me aftësi të kufizuara, dhe si institucion që ndikon pozitivisht në lehtësimin e cilësisë së jetës.

Përgëzime dhe suksese të mëtejshmë në trajnimet brenda dhe jashtë vendit!

 

 

Leave a Comment