Në fokus: Strategjitë dhe Krizat e Komunikimit
20-22 Korrik 2018, Shkodër
Në datat 20-22 korrik 2018, Fondacioni ‘Qemal Stafa’ organizoi një trajnim si pjesë e Programit të Edukimit Politik, qëllimi i të cilit ishte të jepte njohuritë e duhura për komunikimet politike si pjesë e strategjisë së komunikimit të Partisë (Qeverisë) të origjinës.
Nën drejtimin e Drejtoreshës Ekzekutive të Fondacionit ‘Qemal Stafa’ , znj. Teuta Vodo dhe me bashkëpunimin e Z. Djordje Belamaric, Trajner i Lartë i Partisë Politike, dita e parë e trajnimit iu dedikua Strategjisë së Komunikimit.
Trajneri Belamaric ofroi përvojën e tij në konceptet bazë si: prioritetet politike, media si një mjet i rëndësishëm i komunikimit, rrjetet sociale dhe krizat e komunikimit.
Ai dha leksione mbi Elementet e një Strategjie Efektive të Komunikimit dhe gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e zhvillimit të mesazhit si një gur themeli i çdo strategjie komunikimi.
Z.Belamaric e përqëndroi leksionin e tij duke dhënë shembuj dhe këshilla të qarta si të zgjidhim një krizë komunikimi.
Në përfundim, u krye një test për të vlerësuar se sa e dobishme ishte Akademia Politike tek pjesëmarrësit. Trajnimi do të pasohet nga intervistat që pjesëmarrësit do të kryejnë me njerëz të cilët kanë ndikim në komunitet.