Finalizohet në Sarajevë, Bosnje & Hercegovinë, më datat 17-23 Tetor, Akademia Rajonale PROGWeB për vitin 2022. Akademia bëri bashkë politikanët e së ardhmes nga 6 vendet e Ballaknit Perëndimor të cilët për disa muaj me rradhë janë angazhuar në hartimin dhe zbatimin e projekteve kombëtare individuale, si dhe në shkrimin e eseve të përbashkëta rajonale.

Eseja e përgatitur u publikua nën titullin ‘‘Roli i Krahëve Rinorë të Socialdemokratëve dhe Partive Politike Liberale në Socializimin Politik të Rinisë në Shoqëritë tona me Theks në Grupet e Marxhinalizuara’’. Përsa i përket projektit kombëtar, grupi i të rinjve shqiptarë implementoi me sukses projektin me titull ‘‘Rritja e Ndërveprimit ndërmjet Votuesve të Rinj me Përfaqësuesit e të Rinjve’’, i cili u zbatua në territorin gjeografik të Bashkisë së Tiranës.

PROGWeB mbështetet nga Olof Palme International Center dhe implementohet nga: Olof Palme International Center (OPC) Centre Party, International Foundation (CIS), Boris Divković Foundation (BDF), Forum of Left Initiative (FLI), Center of Modern Skills (CMS), Progres Institute for Social Democracy (PROGRESS), Liberal Institute Skopje (LIS), Musine Kokalari Institute for Social Policy, si dhe Fondacioni Qemal Stafa (FQS).

Share.