Në fokus: Komunikimi Publik dhe Mediatik i të Majtës Moderne

27-29 Korrik 2018, Kukës                                                           

Në datat 27, 28 dhe 29 korrik 2018, Fondacioni “Qemal Stafa” në bashkëpunim me Institutin austriak “Karl Renner” organizoi trajnimin me temë “ Komunikimi Publik dhe Mediatik i së Majtës Moderne”.

Lektori i përzgjedhur si pjesë e edukimit politik për pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe Kosova ishte Lothar Tschapka, Pedagog & Menaxher Ekzekutiv në Institutin “Karl Renner”, në Austri.

Dita e parë e trajnimit filloi me prezantimin e pjesëmarrësve dhe përfshirjen e preferencave të tyre në program. Element i domosdoshëm  që iu parashtrua pjesëmarrësve si fillim ishte “Thyerja e ndrojtes” , që fillon nga manaxhimi dhe intonacioni i zërit e deri te struktura e përmbajtes.

Në vazhdimësi të trajnimit u diskutua në lidhje me elementët themelorë për t’u pervetësuar,  gjetja e argumentave të duhur në përcjelljen e mesazhit sa më qartë dhe pastër, rëndësia e administrimit të kohës, si dhe kontrolli mbi gjuhën e trupit, ku kjo e fundit përcjell vetëbesim dhe energji.

Gjatë trajnimit u theksua rëndësia e “Medias”, si mekanizmi i duhur për t’i dhënë jetë mesazhit që kërkon të përcjellësh tek audienca. Ai theksoi kujdesin që duhet t’u drejtohet pyetjeve të rastësishme, ku këto të fundit duhet të trajtohen në mënyrë të atillë që përgjigjet t’i adresohet pyetjeve fillestare.

Në përfundim të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit fituan një eksperiencë të pasur, me teknika të shumta si: gjuha jo-verbale, qartësia në përcjellje të mesazhit, zotërimi i kohës ..etj, dhe tashmë janë të gatshëm t’i zbatojnë ato në fushatat elektorale.

 

 

 

Share.