Akademia Politike Gjirokastër

Në fokus: Media, Llojet e Komunikimit dhe Fushatat Elektorale

 Datë: 12-14 Tetor 2018, Gjirokastër

Në bashkëpunim me Partinë Laburiste Angleze dhe Fondacionin simotër Westminister, organizuam në qarkun e Gjirokastrës Akademinë e rradhës politike me fokus tek të rinjtë e qarkut, studentë, të sapodiplomuar e jo vetëm.

Me lektorët Scarlette McGwire, Diana Muir, Valentina Leskaj, Bledi Çuçi, trajnimi u fokusia mbi ndërtimin e aftësive për fushatat zgjedhore, rëndësinë e medias gjatë fushatës elektorale, ruajtja e besimit të mbështetësve tanë dhe aktivistëve të rinj.

Scarlett ofroi eksperiencën e saj lidhur mbi konceptet bazë për prioritetet e politikave publike, për median si një mjet i rëndësishëm i komunikimit, si dhe për mënyrën e komunikimit gjatë një fushate elektorale. Të ndarë në grupe u realizuan workshop-e interaktive duke e parë median si një faktor kyc në arritjen e rezultateve të kërkuara dhe si një  përcjellës i mesazhit në nje audiencë të gjerë. Pjesë e programit ishte gjithashtu gjuha e trupit, postura në publik, ku u shpjegua mënyra e duhur për të qëndruar në skenë, levizjet dhe si të komunikojmë me anë të mimikës së fytyrës.

Në përfundim, u krye një testim për të vlerësuar dijet e përthithura gjatë akademisë Politike, i cili u shoqërua nga kryerja e një interviste me një person që ka ndikim në komunitet, për qarkun e Gjirokastrës.

 

Leave a Comment