Akademia Politike

Qëllimi i Akademisë Politike

Akademia Politike është shkolla e parë e lidershipit e së majtës moderne në Shqipëri. Formimi i liderëve të ardhshëm është një aspekt shumë i rëndësishëm i përmirësimit të procesit të politikbërjes. Nëpërmjet Akademisë Politike në nivel rajonal, Fondacioni synon të nxisë mendimin kritik, të trajnojë të rinjtë e apasionuar sipas politikave publike si dhe të evidentojë dhe promovojë liderat e së ardhmes. Stafi i Akademisë Politike do të përbëhet nga pedagogë të përzgjedhur dhe profesionistë në fusha të ndryshme, të përkushtuar dhe të motivuar për t’u dhënë të rinjve njohuritë teorike dhe praktike. Lektorët do të jenë politikanë të shquar si për shembull parlamentarë, diplomatë, akademikë dhe analistë të njohur, studiues e gazetarë, që do të kontribuojnë me përvojën dhe analizat e tyre mbi qeverisjen dhe vendimmarrjen. Akademia Politike realizon veprimtarinë e saj në fushën e trajnimit fillestar, duke u dhënë mundësi të rinjve të përgatiten për funksionet e tyre në të ardhmen. Metoda e mësimdhënies do të ndërthuret ndërmjet orëve teorike dhe praktike, në formë ligjërate, dialogut dhe mësimit interaktiv, debatit, punës në grup, loja me role, prezantime, simulime etj. Më konkretisht Akademia Politike do të mundësojë kryerjen e një cikli të plotë teorik dhe praktik duke ofruar trajnim mbi:

  • Të majtën në Shqipëri, vs. të majtën Evropiane dhe ndërkombëtare;
  • Social-demokracinë, vlerat dhe parimet universale të së majtës tradicionale dhe moderne ;
  • Raportet e së majtës shqiptare me institucionet në fuqi;
  • Modelet ekonomike të së majtës, mirëqeverisja dhe mirëqënia sociale;
  • Komunikimi publik dhe mediatik i së majtës moderne;
  • Mendimi kritik dhe analitik në proceset politike;
  • Të njihen më thellë dhe të prekin nga afër problemet aktuale që ka Shqipëria në fushën politike, ekonomike dhe sociale;

 

Akademia do të shtrihet në 12 qarqet e Shqipërisë. Përafërsisht Akademia do të zhvillohet dy herë në vit në secilin prej tyre dhe do të trajnojë një numër prej 50-60 talentesh te reja në secilën periudhë, pra 120 te rinj te apasionuar për secilin qark

NEWSLETTER SIGN-UP

Subscribe to our mailing list