Në fokus: Hartimi i politikave publike

Datë: 14 – 16 Shtator 2018, TIRANË

Në datat 14-16 Shtator 2018, Fondacioni ‘Qemal Stafa’ organizoi në Tiranë trajnimin tre ditor për rreth 30  studentë dhe profesionistë të rinj mbi hartimin e politikave publike,  me fokus rreziqet natyrore, padrejtësitë dhe tensionet shoqërore.

Nën kujdesin e Drejtoreshës Ekzekutive të Fondacionit ‘Qemal Stafa’ , Znj. Teuta Vodo, në bashkëpunim me Z. Joel Antonie, Analist Politik dhe Këshilltar Multilaterial i Ambasadës së Hungarisë në Hagë, dhe Z. Anil Kumar, Këshilltar i Zëvëndëskryetarit të Bashkisë së Hagës, iu prezantua pjesëmarrësve ideja e  Modelit te Vendimitdhe kuptimi i  Rimëkëmbjes.

Gjatë leksioneve të Akademisë Politike  pjesëmarrësit treguan mbi vështirësitë në luftën kundër korrupsionit, për sfidat e përditshme të Shqipërisë dhe si të mund t’i luftojmë ato, ku u përzgjodhën 6 sfida të ndryshme dhe u formuan 6 grupe për të punuar mbi zgjidhjen e tyre, ku u zgjodh një fitues.

Trajnimi u mbajt nga Z. Ulsi Manje dhe Z. Ervin Bushati, te dy antarë të Parlamentit të Partisë Socialiste në Shqipëri dhe Ministri i Diasporës Z.Pandeli Majko.

Znj. Joana Myteveli, përfaqësuese e programit gjerman të sipërmarrjes GIZ, mbajti një fjalim për pjesëmarrësit mbi fillimin dhe nxitjen e hapjes së bizneseve të reja.

Në përfundim, u krye një testim për të vlerësuar dijet e përthithura gjatë Akademisë Politike, i cili do të shoqërohet nga kryerja e një interviste me një person që ka ndikim në komunitet, për qarkun e Tiranës.

Share.