Në fokus: Draftimi i projekt-ideve dhe zhvillimi i politikave lokale
Datë: 21 Dhjetor, Tirana International Hotel
Më datë 21 dhjetor 2018 u zhvillua pranë ambienteve të “International Hotel Tirana” Akademia Politike Finale, ku moren pjesë 12 fituesit e Akademive Politike të zhvilluara gjatë vitit 2018 në 12 qarqet e vendit.
Aktiviteti u hap nga fjala përshëndetëse e Drejtoreshës Ekzekutive të Fondacionit “ Qemal Stafa” e cila foli për rëndësine e Akademisë Politike si një shkollë formuese politike për të rinjtë që kultivojnë pasionin për angazhimin qytetar dhe politik, si bazë për një politikbërje më të mirë. Ajo përmendi planet më afatgjata të Fondacionit dhe theksoi besimin që Fondacioni ka tek këto ide duke e kthyer atë në një traditë të përvitshme, me synimin për të zgjedhur dhe trajnuar çdo vit të rinjtë me angazhimin më të spikatur politik, duke formësuar kësisoj liderat e së ardhmes që duan të bëjnë ndryshime.
Aktivitetet e tjera shumë të rëndësishme me të cilat Fondacioni “Qemal Stafa” është i angazhuar momentalisht janë: publikimi për herë të parë i Revistës Politike “Zoon Politikon”, konferencat dhe panelet e diskutimit të zhvilluara me ekspertë dhe huaj dhe shqiptarë për temat e aktualitetit, themelimi i Shtëpise Botuese “Qemal Stafa”, vizitat studimore të realizuara pranë Institucioneve Europiane, trajnime e workshop-e.
Të gjitha këto aktivitete bëhen në kuadër të objektivit të Fondacionit që është diversiteti i mendimit nëpërmjet kritikës së lirë dhe demokratizimit të proceseve të brendshme të strukturave politikëbërëse. “Trajnimet e zhvilluara përgjatë Akademive Lokale janë investimi më i mirë që bëjmë”, tha ajo, për të formuar së pari votuesit e ndërgjegjshëm dhe së dyti, liderat e së ardhmes. Fokusi ynë është formimi i politkanëve të ardhshëm, ku si rezultat final do të kemi një platformë me ide të reja mbi politika të caktuara.
12 projektet e paraqitura në Akademinë Finale trajtonin problematika të ndryshme të qarqeve specifike dhe ofronin një zgjidhje per secilen prej tyre. Juria si kriter vlrësimi të konkurentëve mori parasysh zbatueshmërine e këtyre projekteve, impaktin e tyre social dhe shoqëror, lehtësinë në gjetjen e partnerëve dhe mbështetësve në realizimin e këtyre projektve. 3 fituesit e përzgjedhur nga juria ishin:
- Vendi i parë: Lusien Beci, Akademia Politike Fier me projektin “Qendër shërbimesh në mbështetje të grave kryefamiljare’’.
- Vendi i dytë: Erjola Ndoci, Akademia Politike Lezhë me projektin “Ndërtimi i një qëndre ditore sociale për të moshuarit’’.
– Vendi i tretë : Leonard Bokçiu, Akademia Politike Kukës me projektin “Rehabilitimi i Bibliotekës së qytetit të Kukësit dhe shndërrimi në një qendër multifunksionale”.
Për të treja keto projekte Fondacioni në bashkëpunim me organizatat simotra do të aplikojë p për të mundësuar implementimin real të tyre.
Pjesë e jurisë ishin:
– Elisa Spiropali, Deputete e Partisë Socialiste;
– Arbjan Mazniku, zv. Kryetar i Bashkisë Tiranë;
– Romina Kuko, Zv. Ministre, Minisria e Brendshme;
– Plejada Gugashi, Përfaqësuese e Zyrës së Olof Palme International në Shqipëri.
Juria vlerësoi gjithashtu edhe projekte të tjera dhe ju premtoi të rinjve pjesëmarrës mbështetje më të madhe për prezantimin e projekt-ideve të tyre si psh përpara këshillave bashkiake të rretheve të tyre, apo dhe kontakte me insitucionet përgjegjëse që kërkojnë zgjidhje dhe ide për trajtimin e problematikave të caktuara lokale. Një pikë kyçe për realizimin e këtyre projekt-ideve janë edhe partnerët ndërkombëtarë që do të mundësojnë realizimin e tyre. Fondacioni “Qemal Stafa” ka një rol themelor në këtë proces, duke shërbyer si një ndërmjetës i fuqishëm mes ideve më të mira dhe donatorëve të huaj që do të mbështesin implementimin e tyre.