Në fokus: Lidershipi dhe Ruajtja e vlerave Social Demokrate të forta e të pandryshueshme
Datë: 30 Nëntor – 2 Dhjetor , Fier 

Në datat 30 Nëntor – 2 Dhjetor në bashkëpunim me Partinë Social Demokrate Suedeze të Komunës Vasteras,  Fondacioni “Qemal Stafa organizoi në Fier Akademinë Politike të 12-të me fokusin te lidershipi.

Shpëtim Pirraku, Kryetari i Partisë Socialiste të Komunës Vasteras, si dhe Sara Dahlin, Drejtoreshë në ABF, Shoqatë Edukative dhe Sandra Zanabria Kryetare e Organizatës Rinore, ishin lektorët përgjatë tre diteve te zhvillimit te trajnimit.

Me pjesëmarrjen e më shumë se 30 të rinjve të Qytetit të Fierit, dita e parë përfshiu njohjen e studentëve me punën dhe angazhimet e lektorëve në organizatat përkatëse dhe përqasjen e punës së tyre me atë që të rinjtë hasën sot. Trajnimi përfshiu pjesëmarrjen e të rinjve në workshop-e të ndryshme, midis tyre dhe rrethi i iniciativës dhe bashkëpunimit, për të identifikuar iniciatorët, të deleguarit dhe udhëheqësit.Përbërësit e trajnimit ishin njohja e vlerave individuale, të qenurit lider real dhe i drejtë dhe mbi të gjitha ruajtja e vlerave social demokrate të forta dhe të pandryshueshme.

Të fokusuar te solidariteti, liria e barazia, si virtyte themelore të social demokracisë, nëpërmjet ushtrimeve lektorët patën mundësi të spikatnin ata studentë të përfaqësuar pikërisht nga këto vlera. Nga ana tjetër, duke njohur potencialet e gjithësecilit prej tyre u definuan situata të ndryshme dhe studentët u orientuan në zgjidhje efikase.

Ashtu sikurse në cdo Akademi tjetër Politike, Teuta Vodo Drejtoresha e Fondacionit përshëndeti pjesëmarrësit, ofroi suport për angazhimin e tyre politik dhe këtë herë ndau me ta eksperiencen e saj si Zv. Ministre e Drejtësisë duke trajtuar strategjinë ndërsektoriale anti korrupsion.

Gjithashtu, Antoneta Dhima, Deputete e Partisë Socialiste Fier e ftuar për fjalën e saj përshëndetëse nënvizoi entuziasmin dhe bindjet e majta të pastra të të rinjve të Fierit që konsiderohen dhe celësi i suksesit i fitoreve të Partisë Socialiste vite me rradhë.

 

 

 

 

 

Share.