Në fokus: Të Folurit në Publik dhe Ndërtimi i Figurës Publike

Datë: 28-30 Shtator 2018, Dibër

Në datat 28, 29 dhe 30 shtator 2018, Fondacioni “Qemal Stafa” organizoi trajnimin e rradhës me temë “Komunikimi dhe të Folurit Publik“ me qëllim zhvillimin e aftësive përmes praktikës dhe këshillimit.

Lektori i përzgjedhur si pjesë e trajnimit të këtij procesi ishte Z.Valon Kurhasani, Menaxher i Programit të Partive Politike, National Democratic Institution Kosovë.

Procesi i trajnimit konsistoi në dy pika kryesore, të cilat ishin: ekspozimi dhe praktikimi i aftësive të  tyre të të folurit në publik, si dhe stërvitja dhe suporti professional për ata që kanë potencial për të ecur përpara.

Në vazhdimësi të trajnimit secili pjesëmarrës mësoi mbi aftësimin dhe formulimin e një plani për fushatë. Një pjesë e trajnimit lidhej me ndikimin dhe motivimin e votuesve me formën dhe burimet e nevojshme për realizmin e tij.

Në përfundim të trajnimit u zhvillua një vlerësim i aftësive të fituara për formulimin dhe zhvillimin e një plani efektiv të komunikimit, e një kornizë të përgjithshme me elementet thelbësore të të folurit në publik dhe gjithashtu, përdorimin e teknikave për shënjestrimin dhe kontaktin me votuesit

Share.