Akademia Politike Berat

Në fokus: Komunikimi Publik dhe Fushatat Elektorale
Datë: 9-11 Nëntor, Berat 

E dyta herë që Fondacioni “Qemal Stafa” bashkëpunon me Fondacionin Hollandez Max van der Stoel. Me fokusin tek fushatat elektorale në terësi, strategjitë politike, target grupet, mesazhet e qarta, ndikimi i medias sociale etj. zhvilluam për tre ditë në Berat Akademinë Politike.

Ne besojmë se në çdo qark të Shqipërisë ka lidera të rinj, lidera të mundshëm që, në një mënyrë apo në një tjetër ndjehen të përjashtuar nga të qënit kandidat politik apo nga të bërit politikë, ndaj dhe programi i Akademisë është i shtrirë në 12 Qarqe të vendit.
Nga çdo Qark të trajnuar deri më tani kemi kuptuar që ata duan dhe kërkojnë liderat që njohin nevojat e tyre dhe që mund të luftojnë për ndryshime nga një vend i nevojës së përbashkët.
Fushatat elektorale apo zgjedhjet janë një mënyrë e mirë për të sjellë në lëvizjen tonë progresive më shumë njerëz, duke filluar nga kanditatët, stafi i fushatës, vullnetarët etj…, duke ndërtuar në këtë mënyrë lidershipin që mund të transformojë qytetin.
Nisi me prezantimin e thjeshtë të programit, trajnerëve e studentëve dhe përfundoi duke praktikuar një fushatë të vërtetë ektorale. Në të treja ditët e trajnimit pjesëmarrësit patën mundësi të stërviteshin jo vetëm si lidera por edhe si kandidatë të fuqishëm për të fituar fushtën lokale 2019.
Patëm kënaqësinë të njihnim eksperiencën e figurave politike duke filluar nga Nasufi, Klosi e duke përfunduar tek më e reja në partinë Socialiste Teuta Vodo, sekretare për marrëdhëniet me jashtë në PS dhe drejtoreshë e FQS.
Fondacioni po konkretizon një nga synimet për të krijuar një platformë me udhëheqësit e rinj dhe në këtë Akademi, duke i mesuar aftësi të vlefshme për zgjedhjet elektorale.
Përfunduam Akademinë me Hesster dhe Bas dy trajnerët Hollandez duke na mësuar se të bësh politikë me njërëz të vërtetë, duhet të fillosh po me këta njerëz për të bërë politikë të vërtetë.

 

 

Leave a Comment