Fondacioni Qemal Stafa organizon “Akademia Politike 2022”, e cila bazohet në programin “Mbështetja e Demokracisë në Ballkanin Perëndimor – Progresi dhe Lidhja e Urave të Bashkëpunimit” në bashkëpunim me Fondacionin Kalevi Sorsa, me një kurrikul të përshtatur që përfshin dy module intensive dhe interaktive, të dizajnuara si një kombinim i prezantimeve teorike dhe rasteve praktike për pjesëmarrësit.
Formimi i liderëve politikë të ardhshëm është një aspekt i rëndësishëm i përmirësimit të procesit të politikëbërjes. Nëpërmjet rritjes së kapaciteteve në nivel kombëtar, Akademia Politike 2022 synon të nxisë mendimin kritik, të trajnojë, evidentoj dhe promovoj individët që kanë ambicie dhe dëshirojnë të jenë pjesë aktive e jetës politike në vend. Nëpërmjet Akademisë Politike pjesëmarrësit patën mundësinë të kuptojnë më gjerë mjedisin kompleks politik, social dhe ekonomik dhe të njihen me procesin e rëndësishëm të integrimit në Bashkimin Evropian. Objektivi i Akademisë Politike është t’u ofrojë pjesëmarrësve njohuri dhe ekspertizë teknike për të rritur aftësitë e tyre për të formësuar argumente politike të sakta.
Akademia Politike 2022 u hap me fjalën e drejtorit ekzekutiv të Fondacionit, Z. Ledjon Shahini dhe u përshëndet nga Z. Etjen Xhafaj, Deputet dhe Sekretari Digjital i Partisë Socialiste. Z. Xhafaj foli gjatë mbi aktivizimin politik dhe tema të tjera të cilat prevaluan gjatë diskutimit me pjesëmarrësit. Sesioni i dytë u mbajt nga Z. Leart Kola, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Sociale dhe Humane dhe aktivist i shoqërisë civile. Në këtë sesion u prezantua një spectrum i përgjithshëm ndërmjet ideologjive kryesore dhe u diskutuan me pjesëmarrësit avantazhet dhe disavantazhet e secilës ideologji.
Në ditën e dytë të Modulit I, u trajtua lidhja që ekziston midis sistemeve politike dhe atyre ekonomike nga drejtori ekzekutiv i Fondacionit, Z. Ledjon Shahini. Në vijim, Z. Arbjan Mazniku, Nënkryetar i Bashkisë Tiranë, foli dhe diskutoi me pjesëmarrësit mbi sistemet mbizotëruese politiko-ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë ku me interes u trajtuan dallimet midis tyre. Sesioni i fundit, u mbajt nga Znj. Milva Ekonomi, ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet. Në këtë sesioni Znj.Ekonomi i dha përgjigje pyetjes: Sa konvergjojnë sistemet politike dhe ekonomike në Shqipëri?
Moduli i parë i Akademisë Politike 2022 u zhvillua në datat 17-18 shtator 2022 në Durrës, Shqipëri ku pjesëmarrësit patën mundësi të zhvillonin dhe aktivete sociale në përfudnim të ditës së parë.