Akademia Politike Elbasan

 

Datë: 21-23 Prill 2018, Elbasan

Në Fokus : Ideologjitë Poltike dhe Hartimi I Politikave Publike

Trajner: Z. Milan Zivkovic

 

Në datën 21 prill 2018, Fondacioni “Qema Stafa” organizoi Akademinë e parë Politike dhe e nisi turin e tij në qarkun e Elbasanit.

Në kujdesin e Drejtoreshës Ekzekutive të Fondacionit “Qemal Stafa”, znj. Teuta Vodo dhe në bashkëpunim me National Democratic Institute, Akademia trajnoi të rinjtë lidhur me ideologjitë politike dhe hartimin e politikave publike.

Akademia Politike u përshëndet nga të ftuar specialë si z. Taulant Balla, i cili bëri një përqasje të tijën lidhur me përspektivën e Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe rolin e të rinjve në këtë proces.

Të ftuar të tjerë që u bashkuan me Akademinë ishin Evis Kushi dhe Arben Kamami, deputetë të qarkut të Elbasanit.

Trajneri z. Milan Zivkovic mbikëqyri dhe drejtoi pjesmarrësit, ku gjatë tre ditëve u realizuan objektiva dhe aktivitete të ndryshme.

Në ditën e parë u realizua identifikimi i problemeve më kryesore në fushën e ekonomisë, politikave sociale dhe arsimit, nga pjesmarrësit.

Në ditën e dytë u zhvillua mendimi kritik nëpërmjet ndarjes së grupeve në  tre sistemeve politike, liberalë, konservatorë dhe socialdemokratë dhe zgjidhja për një problem politik lidhur me perspektiva të ndryshme politike.

Gjatë ditës së tretë, u diskutua për praktikën e konceptit dhe kushtëzimit politik. Në ditën e fundit u bë edhe shperndarja e certifikatave për të rinjtë pjesmarrës nga Znj. Vodo.

Në përfundim, u krye një testim për të vlerësuar dijet e përthithura gjatë Akademisë Politike, i cili do të shoqërohet nga kryerja e një interviste me një person që ka ndikim në komunitet, për qarkun e Elbasan.

Studentët më të mirë do t’i ofrohet një vizitë studimore në Bruksel, në Parlamentin Europian gjatë muajve në vijim.

 

   

Leave a Comment