5 Maj-Dita e Dëshmorëve

DATË 5 MAJ 2018, TIRANË

5 Maji i çdo viti do të ngelet i skalitur në mendjet e zemrat e shqiptarëve, si dita e Dëshmorëve të Atdheut.
Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i pari dëshmor i lirisë, i riu 22 vjeçar aktivist i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Për herë të parë në Europë, Çeta e parë antifashisteu formua pikërisht në Shqipëri, në Pezë të Tiranës si kryeqendra shqiptare e rezistencës antifashiste, më 5 qershor 1940 e më pas rinia e gjithë vendit u bashkua me ta.
Nderojmë 28.000 Dëshmorë të Kombit, që dhanë jetën për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitet. Të rënët e luftës u bënë simbol frymëzimi për luftëtarët e lirisë.
Ndaj dhe ne sot, në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, jemi krenarë që mbajmë emrin e tij, liderit të rinisë Antifashiste i cili iu kundërvu padrejtësisë së kohës, duke guxuar dhe besuar tek progresi social dhe demokratik, që luftoi për bashkimin e të rinjve pa dallim feje, me ideale të qarta për çlirimin e atdheut dhe lirisë së të drejtave të njeriut.
Krenarë dhe të vetëdijshëm për përgjegjësinë që sjell emri ‘Qemal Stafa’.

Leave a Comment